Pavarësisht se dha kohën më të mirë personale të vitit, Luiza Gega nuk mundi të ruajë fronin e kampiones së Europës dhe as të futet ne zonën e medaljeve, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Romë.

Në garën e 3 mijë metrave me pengesa, atletja jonë më e mirë u rendit në vendin e pestë duke dhënë kohën 9 minuta 22 sekonda dhe 92 të qintat.

Në vendin e parë në përfundim të një gare shumë të fortë u rendit francezja Finot me kohën 9 minuta 16 sekonda dhe 22 të qintat. Interesant është fakti që  rekordi europian në këtë garë vijon të mbahet nga Luiza Gega në europianin e vitit 2022 mbajtur në Mynih, garë në të cilën u shpall më e mira e kontinentit.

Përfaqësimi më i rëndësishëm i vitit për atleten tonë do të jetë në Lojërat Olimpike të Parisit të cilat nisin në fundin e muajit korrik./Vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";