Mbërritja e Kylian Mbappe dhe Endrick zvogëlon hapësirat e aktivizimit për Rodrygon në ofensivën e Realit të Madridit. Gjithsesi, sulmuesi brazilian është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe nuk shqetësohet shumë nga një gjë e tillë.

Dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë nisur interesimin konkret për Rodrygon. Të cilin e pëlqejnë shumë edhe te Chelsea. Por jo vetëm, situata e brazilianit do të monitorohet edhe nga PSG.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithsesi, shtypi sportiv iberik raporton se “Los Blancos”, që mbyllën një edicion fantastik duke fituar titullin dhe Championsin e 15-të në histori, për momentin nuk kanë ndërmend të privohet nga shërbimet e Rodrygos.