
Pavarësisht se titulli erdhi pa zbritur në fushë, Jurgen Klopp nuk ka mundi dot të mbaj lotët: “Kjo fitore është më shumë se sa kisha ëndërruar ndonjëherë, jam pa fjalë. Ajo që kanë bërë lojtarët është e pabesueshme, ia dedikojmë këtë titull Dalglish dhe Gerrard. Nuk mund të jem më shumë krenar për këtë ekip për stafin teknik dhe për klubin. E ndoqa Chelsea-City së bashku me djemtë, duket sikur lojtarët e mi janë të motivuar edhe për shumë vite të tjera”.
Në intervistën e tij për “Sky UK”, Klopp foli dhe për tifozët: “Shpresoj të festojnë pasi të gjithë këtë që kemi bërë e kemi bërë për ata, janë në zemrat dhe në mendjet tona”, u shpreh Klopp.
Pritja e gjatë 30-vjeçare morir fund dje. Liverpool u shpall kampion i Anglisë dhe kjo falë Chelsea që mundi Manchester City me rezultatin 2-1.
Liverpool për ndeshjet e mbetura në këtë sezon i nevojitej vetëm një fitore për t’u shpalllur kampion, por këtë ia lehtësuan londinezët e Lampard.
Ky është titulli 19-të për The Reds, herën e fundit e kishin fituar në sezonin 1989-1990. Një arritje për trajnerin Kloop, kjo edhe në aspektin personal, i cili pas suksesit për Champions League vitin e kaluar, tani sallës së trofeve i shtohet trofeu u shumëpritur.