Lëvizjet në merkato gjatë orëve të fundit, siç ishte kalimi i Armando Brojës nga Chelsea te Fulham, dhe kalimi i Marash Kumbullës nga Roma të Sasuolo, ishte një tjetër pikë diskutimi në “Stuio Sport” të moderatores, Vilma Masha në Vizion Plus.

I ftuar në studio ish-mbrojtësi i kombëtares, Andi Lila, e cilësoi një lëvizje mjaft të mirë kalimin e Brojës te Fulham, pasi aty do të ketë më shumë hapësirë.

Ai theksoi gjithashtu se Broja duhet të jetë titullar i padiskutueshëm i kombëtares shqiptare, pasi ëhstë një futbollist i jashtëzakonshëm.

Armando Broja duhet të jetë titullar i padiskutueshëm i kombëtares. Për modulin e lojës tonë dhe mënyrën se si ne luajmë, ku tërhiqemi në një hapësirë prej 30 metrash, një top i gjatë i Asllanit ose Bajramit, do t’i jepte mundësinë Brojës të dilte përballë portierit, pasi ka një sprint të jashtëzakonshëm”, tha Lila.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/Vizionplus.tv/