Bayern Leverkusen ka shënuar fitore ndaj Werder Bremen me rezultat 5-0 në kuadër të javës së 29-të, duke siguruar titullin e kampionit në Bundesligë.
Të besuarit e Xabi Alonsos ishin shumë të përgatitur për këtë ndeshje, duke e ditur rëndësinë e fitore.
Pjesën e parë ‘Aspirinat’ e mbyllën në epërsi me golin e Victor Boniface nga pika e bardhë dhe festa filloi në
Në minutën e 60-të, ishte momenti i Granit Xhakës, që me një goditje të bukur nga 30 metra shënoi për 2-0. Një gol shumë i bukur i mesfushorit shqiptar.
Minutat e mbetur ishin në regjinë e Florian Wirtz i cili shënoi het -trik.
Gjermani gjeti rrjetën në minutat 68’, 83’ dhe 90’ për fitoren 5-0.
Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të sezonit, Bayer Leverkusen me 79 pikë është kampion i Gjermanisë.