Leo Messi iu rikthye stërvitjes me Barcelonën sot në “Camp Nou”, edhe pse me ushtrime specifike. Argjentinasi shkeli për herë të parë tapetin e stadiumit 91 ditë pasi i dha fitoren skuadrës së tij (7 mars) kundër Real Sociedadit në La Liga.

Leo tha se u kthye në atë që është shtëpia e tij dhe se ai donte të ndante nostalgjinë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. “Sa na ka munguar… çfarë dëshire për të luajtur këtu përsëri!”

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Leo Messi do të luajë në “Camp Nou” më 16 qershor, në orën 22:00, në duelin me Leganés. “Pleshtit” i kanë mbetur pesë ndeshje për të luajtur në “Camp Nou” këtë sezon: kundër Leganésit të lartpërmendur, si dhe ato me Athletic Bilbaon, Atlético Madridin, Espanyolin dhe Osasunan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Champions, argjentinasi mund të luajë deri tri ndeshje në shtëpi. Me Napolin, në takimin e kthimit të raundit të 1/8-ave në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";