Mirlind Daku po tregon një formë shumë të mirë sportive në fillim të sezonit në Rusi. Sulmuesi i kombëtares shqiptarë shënoi golin e tretë në katër javë kampionat. Shtatlarti nga Kosova gjithashtu ka shërbyer edhe me dy asist për shokët e skuadrës.

Këtë herë 26-vjeçari realizoi kundër Rostyov në duelin që ekipi i tij Rubin Kazan e mbylli me rezultatin 1 me 1 në transfertë. Vendasit shënuan në pjesën e parë, por Daku nga pika e bardhë e penalltisë barazoi në minutën e 62.

Realizon një gol të bukur në Korenë e Jugut edhe sulmuesi tjetër i përfaqësueses Jasir Asani. Pasi dështuan mundësitë për t’u transferuar në Europë, anësori ofensiv po përpiqte të rikuperojë kohën e  humbur tek aziatiket, me të cilët nuk luajti në fazën e dytë të sezonit të fundit.  E majtë fantastike Asanit në minutën e 70 për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij Guangju në transfertë me Jeonuk në kampionatin korean. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";