Leçe eliminohet nga Kupa e Italisë, si e justifikoi trajneri mosaktivizimin e Ramadanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leçe eliminohet nga Kupa e Italisë, si e justifikoi trajneri mosaktivizimin e Ramadanit

Leçe e Ylber Ramadanit është eliminuar mbrëmjen e sotme nga Kupa e Italisë, pasi është mposhtur në fushën e saj me rezultatin 0-2 nga Sasuolo.

Për këtë ndeshje trajneri i verdhekuqve kishte lënë jashtë formacionit kryesor disa nga titullarët e skuadrës përfshirë dhe Ramadanin.

Sa i përket mungesave të titullarëve trajneri u justifikua se Leçe ka sërish ndeshje ditën e premte dhe donte të linte disa prej tyre pushim

Ndërkohë në këtë sfidë i janë besuar disa minuta edhe lojtarit tjetër shqiptar Luis Hasa, i cili u largua nga primavera e Juventusit këtë merkato verore.

Advertisement

“E premtja është shumë afër për ne. Ne duhet t’i ruanim për të premten dhe të rikuperoheshim pas ndeshjes me Parmën, që na la disa probleme. Ka shumë djem të rinj me pak eksperiencë që vijnë nga shtete të tjerë.

Nuk dëshiron të humbasësh ndeshje të tilla, unë nuk doja të eleminohesha. Ndihesha sikur kisha krijuar një skuadër të përzier me eksperiencë dhe të rinj, me tentativn për t’i testuar djemtë e rinj”, u shpreh fillimisht Goti për titullarët e zakonshëm që u lanë në stol.

Hasa? “Më vjen keq që luajti kaq pak, por ai është i pasimeve të shkurtëra”.

Në këtë mënyrë trajneri tregoi keqardhje për Hasën, që e pati dhe ndeshje debutuese me Leçen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy