Lautaro “pushton” Romën, Inter triumfon në “Olimpico”, por humb dy lojtarë të rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lautaro “pushton” Romën, Inter triumfon në “Olimpico”, por humb dy lojtarë të rëndësishëm

Inter mundi Romën 1 me 0 në supersfidën e javës së 8 të kampionatit Italian duke ruajtur hapin e Napolit kryesues, dhe duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë edhe pretedentëve të tjerë për titull Juventus dhe Milan që kishin fituar ndeshjet e të shtunës.

Tre pikë të çmuara për Zikaltërit në një fushë shumë të vështirë, aq më tepër që u morën duke humbur në pjesën e parë për shkak dëmtimi dy lojtarë titullarë sikurse Hakan Calhanoglu dhe Acerbi. Miqtë e nisin  mirë takimin duke kërcënuar me një gjuatje nga jashtë zone të Turam, përpara se ti shpëtonin një episodi ku Zomer për pak sa nuk bëri një gabim fatal në minutën e 11.

Vetëm një episod gjithsesi ky në favor të Romës, pasin skuadra e Inzagit shkoi shumë afër golit sërish me Turam dhe shtyllën e Mkitarian, dëmtimi i dyshes Hakan Calhanoglu e Acerbi detyroi Inzagin të ndryshonte planet taktike të ndeshjes, ndërsa Roma në të vetmin rast që provoi në pjesën e parë e bëri përmes një gjuajtja të Pelegrinit nga distanca.

Për të zhbllokuar një ndeshje të fortë në Olimpiko mendoi bomber zikaltër Lautaro Martinez i cili me të djathtën potente mundin portierin Zvilar në një aksion ku gaboi edhe Celik për të zotët e shtëpisë. Turku korrigjoi diçka pak çaste më vonë kur Inter iu afrua golit të dytë me Turam dhe Dimarkon, ndërsa Zvilar i tha jo golit të Dumfris, në dy raste madje.

Advertisement

Sukses i merituar për kampionët e Italisë të cilët, ngjiten të vetëm në vendin e dytë me 17 pikë, dy më pak se Napoli i vendit të parë.  Inzagi mund të përgatisë qetësisht ndeshjen kundër Jang Boys në Champions të mërkurën tashmë, edhe pse vëmendje që tani është tek derbi i Italisë në fundjavë kundër Juventusit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy