Interit i mjaftoi Lautaro Martines dhe Somer për të dalë me tre pikë nga Artemioop Franki në një ndeshje shumë të vështirë kundër Fiorentines.

Zikaltrit morën kreun e kampionatit duke parakaluar Juventusin që tanimë është një pikë pas. Sukses i rëndësishëm në toskanë për skuadrën e Inzagit në një ndeshje realisht të vështirë.

Miqtë kaluan në avantazh në fillim në nisje të pjesës së parë me anë të Lautaro Martinez i aftë për të dërguar në rrjetë një krosim të Kristjan Asllanit, talentit të kombëtares sonë i cili luajtur titullar në këtë ndeshje.

Goli i 19 në kampionat për El Torin gjithsesi i kontestua nga Forentina për shkak të një dysimi për faull të argjentinasit.  Reagimi i vendasve është i mirë, por hero i Interit bëhet portieri Somer me një ndërhyrje tyre mrekullueshme ndaj Bonaventurtes. Edhe në pjesën e dytë vjollcët luajnë mirë dhe jo vetëm i bëjnë ballë Interit, por janë shpesh kërcënues për golin e barazimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Episodi tjetër vendimtar i ndeshjes ishte penalltia e humbur nga Niko Gonzales, edhe aty protagonist i madh Somer. Presingu final i Fiorentinës ishte i madh, por zikaltrit ia dalin me vuajtje të fitojnë një ndeshje të vështirë në transfertë, tanimë me një pikë më shumë dhe një ndeshje për të rikuperuar, Inter shkon edhe më i qetë drejt duelit të madh, klasikes së futbollit Italian ndaj Zonjës së Vjetër, javën e ardhshme në San Siro. /vizionplus.tv