“Lamine Yamal bekoi Lionel Messin”, babai i fenomenit të Euro 2024 flet për foton virale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lamine Yamal bekoi Lionel Messin”, babai i fenomenit të Euro 2024 flet për foton virale

Lamine Yamal është futbollisti më i përfolur në botë për momentin. Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është imazhi kryesor i “EURO 2024″. Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë organizimin.

Pak para se të mbushte 17-vjeç, fëmija mrekullibërës i Barcelonës, bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që shënoi ndaj Francës në gjysmëfinale.

Fotot e Messit në vitin 2007 duke larë një Yamal gjashtë muajsh së bashku me nënën e të riut, Sheila Ebana, u shfaqën në fillim të këtij muaji dhe shpejt morën vëmendjen globale.

Yamal konsiderohet gjithashtu nga shumë si pasardhësi i Lionel Messit, veçanërisht për shkak të rrënjëve të tyre në La Masia. Ajo që është më e çuditshme është se një imazh i vitit 2007 është bërë viral, kur Yamal ishte vetëm një fëmijë. Si pjesë e një fotosesioni të kalendarit bamirësie, një foshnjë Yamal takoi Messin, me djalin e mrekullueshëm duke bërë shaka se argjentinasi e bekoi atë në atë kohë.

Advertisement

Por, babai i Yamal dëshiron që kjo foto t’i jap një kthesë historisë. Babai i Yamal thot se ai që u bekua ishte Messi.

“Rastësitë ndodhin në jetë. Leo bekoi Lamine? Për mua, Lamine e bekoi Leon. Unë dua të mendoj se djali im është më i miri në botë. Lamine është një rast i veçantë. Ai është rritur më shpejt se të tjerët dhe kjo ka ndodhur falë Spanjës, La Masias, dhe miqve të tij”, tha Mounir Nasraoui./vizionplus.tv

Lamine Yamal dhe babai

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy