Ai po jeton ëndrrën më të madhe të çdo adoleshenti. Lamin Yamal është imazhi kryesor i “EURO 2024″. Jo vetëm për kombëtaren spanjolle, por edhe për të gjithë organizimin.

Pak para se të mbushte 17-vjeç, fëmija mrekullibërës i Barcelonës , bëri që i gjithë planeti të flasë për golin historik që shënoi ndaj Francës në gjysmëfinale. Mbrëmjen e së martës (09/07), pasi e dërgoi topin në rrjetën e “tringjyrëve” në minutën e 21-të të ndeshjes, ai vrapoi drejt pankinës së skuadrës së tij dhe u hodh në krahët e bashkëlojtarëve.

Megjithatë, nuk janë të pakta rastet që ai feston duke nderuar lagjen ku është rritur. Më konkretisht, ai formon me gishta një 3, një 0 dhe një 4 (304). Tre shifrat e fundit të kodit postar të lagjes Rocafonda (08304), një nga lagjet më të varfra në Katalonjë, të cilën e djathta ekstreme VOX e quajti “pleh shumëkulturore”.

Vihet re se Rocafonda është një nga lagjet më të varfra në zonën Maresme të Barcelonës. Sipas INE [instituto nacional de statistica]pothuajse gjysma e familjeve që jetojnë atje janë në rrezik të varfërisë dhe të ardhurat mesatare janë 1/3 e asaj të Center ose Eixample, dy lagje të pasura të qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";