Shqipëria dhe Silvinjo fërkojnë duart, pasi një tjetër futbollist do t’i mungojë Spanjës në Euro 2024-ër.

Mediat spanjolle kanë konfirmuar se Hose Gaja, kapiteni i Valencias, nuk do të jetë i pranishëm në Europian, ashtu siç i ndodhi në Katar 2022, për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Ai ishte kthyer këtë fundjavë përsëri në fushat e lojës pas dy muajsh jashtë, por kishte ndjerë shqetësime dhe kishte qëndruar në fushë vetëm pak rreth 30 minuta.

Mbrojtësi i majtë ishte projektuar si tuitullar nga trajneri De La Fuente, i cili tashmë do të duhet t’i bëjë llogaritë pa të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";