Elseid Hysaj ndodhet në momentin e tij më të keq në karrierë, pasi skuadra e Lacios ka vendosur të mos e përfshijë në listën e futbollistëve që do të luajnë në Seria A, duke e lënë përfundimisht në tribunë.
Hysaj dhe Lacio nuk arritën të zgjidhnin marrëvheshjen me mirëkuptim gjatë verës, për shkak se futbollisti nuk pranoi të largohej me dëshirë.
Hysaj përfiton te Lacio 2.8 milionë euro neto, dhe drejtuesit kërkuan që të zgjidhnin kontratën mes tyre, por mbrojtësi kuqezi nuk pranoi.
Mesa duket Hysaj do të bëhet tifozi më i paguar, pasi do të ndjekë Lacion nga tribuana, nëse nuk ndryshon mendje pasi disa kampioante e kanë ende merkaton e hapur.
Advertisement