Pak muaj na ndajnë nga nisja e kampionatit Europian. Tifozët mezi presin të shikojnë skuadrën e tyre në luajë në Gjermani. Të gjithë tashmë kanë në mendjen e tyre se kush është favorite për të fituar këtë turne.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm, beson se Franca është favorit për të fituar Kampionatin Evropian. Madje nuk ka dyshime se “Gjelat” do të ngrejnë lart trofeun.

“Kush është favoriti? Franca. Është e thjeshtë, ata kanë 40 lojtarë shumë të talentuar,” ka deklaruar Lahm për “L’Equipe”, duke zgjedhur francezët para Gjermanisë.

Kujtojmë se Franca ndodhet në grupin D bashkë me Holandën, Austrinë dhe me fituesin e çiftit mes Uellsi-Poloni që do të luhet në mbrëmje. Euro 2024 do të startojë më 14 qershor dhe finalja do të luhet më 14 korrik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";