Ylli portugez mbetet njeriu i rekordeve si brenda dhe jashtë fushës. Makinat dhe orët e shtrenjta janë pasionet e tij. Në dorë mban gjithmonë një send me vlerë të paimagjinueshme, të mbushur me diamant. I tillë është edhe Rolexi GMT-Master me ar të bardhë, i mbuluar me diamant, i cili është më i kushtueshmi në qarkullim.
Një orë e veçante, që e mban në dorë vetëm Kristiano Ronaldo. Ndërkohë që vlen të theksohet se edhe partnerja e portugezit, Xheorxhina, është e fiksuar pas orave, teksa shpeshherë është fotografuar duke mbajtur ora të shtrenjta. Shihni fotot: