UEFA ka miratuar planin për finalizimin e edicionit të ndërprerë të Kupave të Europës. Përballjet e Champions League do të luhen të gjitha në Lisbonë.
Ndeshjet e mbetura në 1/8 e turneut Juventus-Lyon, Barcelona-Napoli, Bayern Mynih-Chelsea dhe Manchester City- Real Madrid, të luhen më 7 dhe 8 gusht. Pas eliminimeve të fundit dhe mbetjes së 8 skuadrave të fundit, skuadrat do të luajnë me eliminim direkt.
Po ashtu do të mbyllen edhe gjysmëfinalet. Finalja e madhe që do të japë edhe trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube do të luhet më 23 gusht.
Ndërkohë, për të mbyllur edicionin e Ligës së Europës, UEFA ka zgjedhur që Gjermania të jetë vendi pritës i të gjitha sfidave.
Edhe ky trune do të finalizohet me eliminim direkt, teksa Duisburg, Gelsenkirchen, Dusseldorf dhe Koln janë katër qytetet e përcaktuar për të pritur përballjet e mbetura.