Kualifikohen Lillë dhe Dinamo Zagreb, mbyllet play-off i Champions, shkëlqen Edon Zhegrova, buzeqesh Arbër Hoxha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kualifikohen Lillë dhe Dinamo Zagreb, mbyllet play-off i Champions, shkëlqen Edon Zhegrova, buzeqesh Arbër Hoxha

Lillë, Dinamo Zagreb, Slovan Bratislava dhe Cervena Zvezda janë katër ekipet e fundit që siguruan një bilete për në fazën e ligës së Champions që nis më 17 shtator. Ndeshja më interesante sikurse parashikohej ishte ajo e transmetuar në Vizion Plus mes Sllavias së Pragës dhe Lilë. Francezët kishin fituar 2 me 0 takimin e parë në shtëpi.

Çekët u futën në lojë në duelin shtëpiak pasi shënuan të parët  me Zafeiris që në fillim të takimit. Mirëpo për ti prishur ëndrrën vendasve mendoi sërish Edon Zhegrova, talenti nga Kosova i cili ashtu sikurse në Francë edhe këtë herë shënoi supergol. Shranz në minutën e  84 shënoi golin e dytë për Sllavian duke rindezuar shpresat, por çekët nuk shënuan dot golin e tretë që do ta çonte ndeshjen në shtesë.

Në takimet e tjera Dinamo e  Zagrebit fitoi edhe takimin e dytë kundër Karabak në Azerbajxhan 2 me 0 pasi në fushën e vet kishte siguruar një rezultat të pastër 3 me 0.  Golat në këtë sfidë për kroatët u shënuan nga Pjaca dhe autogoli i Silves. Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha luajti si zëvendësues tek Dinamo e  Zagrebit.

Sllovan Bratsilava e Sllovakisë mund të konsiderohet një befasi. Ata mundën 3 me 2 danezët e Midtjylland pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 1 me 1. Heroi i vendasve ishte Barsegian me golin  e tretë dhe të kualifikimit realizuar në minutën e  86,.

Advertisement

Sukses edhe për Cervena Zvezden e cila përmbysi humbjen 2 me 1 në Norvegji kundër Bodo-Glimt. Në Beograd ndeshja përfundoi 2 me 0 me serbet që shënuan përmes Duartes dhe Spajic. Takimet e tjera u transmetuan në Tring./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy