Fundjave përgjithësisht e mbarë për legjionaret kuqezi në Europë. Ai që spikati mbi të tjerët ishte padiskutim Etrit Berisha. Portieri kuqezi ishte hero në fitoren e madhe te Empolit kundër Napolit në “Diego Armando Maradona”.
Gardiani i kombëtares sone priti cdo gjuatje të mundshme të Politanos, Zielinskit dhe Kvaratshkelias dhe toskanet përfituan duke shënuar madje edhe goli e suskjesit në shtese.Nota 9 nga kritiket e futbollit italian për Berishen, më e larta që është dhënë në këtë edicion për një futbollist të Serie A.
Fat i kundërt për Kristjan Asllanin i cili shqetëson Interin me demtimin e tij par ndeshjes me Frosinonen, por jo vetëm, vecanërisht Silvijinon dhe tifozet kuqezi. Duhet parë se si do të shkojnë egzaminimet tek klubi zikalter edhe pse vështirë se mund të jetë në duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Super Armando Broja në angli. Mosgrumbullimit nga Silvinjo, talenti i Chelsea u përgjigj me protagonismin në supersfiden që skuadra e tij luajti ndaj Manchester City e cila u mbyll 4 me 4. Broja u fut zi zvendesues dhe fitoi me shume klas një penallti në shtese , e cila më pas u kthye ne gol nga blutë e Londrës.
Gol në rusi për Mirlind Dakun. Sulmuesi i përfaqësues realizoi për Rubin Kazan, i treti në këtë sezon në total. Ndërsa po në fundjave Arbnore Muja kishte shënuarf golin e katërt me fanelen e Antverp në kampionatin belg.