
Carlos Alcaraz ishte fituesi i Wimbledonit për të dytin vit radhazi.
Pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme, ai mbizotëroi me 3-0 në set ndaj të madhit Novak Djokovic dhe konfirmoi se është “mbreti” i ri për momentin në tenisin botëror.
Finalja ishte e veçantë, pasi në tribunë ishte Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e cila bëri një paraqitje të rrallë publike pasi u diagnostikua me kancer.
A familiar feeling
AdvertisementCarlos Alcaraz lifts the #Wimbledon Gentlemen’s Singles Trophy for the second time
pic.twitter.com/O73owrPkk6
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2024
E veshur me ngjyrë vjollc dhe me një buzëqeshje, Kate u shfaq teksa ecte mbi urën e famshme në fushë me vajzën Charlotte, duke u nisur për në tribunën qendrore përpara finales së meshkujve mes Novak Djokovic dhe Carlos Alcaraz.
Pas përfundimit të ndeshjes ishte ajo që i dorëzoi trofeun tenisistit spanjoll. /vizionplus.tv