Kampionia e europës në atletikë në garën e 3000 metrave me pengesa, Luiza Gega është vlerësuar me titullin e lartë nga Këshilli i Bashkisë Bulqizë.
Këtë të hënë Bashkia e Bulqizës kishte organizuar një ceremoni pritjeje për kampionen e europës që u lind në fshatin Okshtun.
Advertisement
Dhjetra qytetar u mblodhën në sheshin para Bashkisë për të pritur kampionen, vajzën e tyre që bëri krenar jo vetëm bulqizakët por gjithë shqiptarinë. Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha se bulqizakët krenohen me Luiza Gegën e cila i dha emër Shqipërisë në arenën sportive të europës.
Kampionia Luiza Gega falenderoi bashkinë e Bulqizës për vlerësimin e dhënë dhe u shpreh se do të vijojë të punojë fort për ta nderuar vendlindjen e saj e gjithë Shqipërinë.
Advertisement