Juventus u rikthye tek fitorja .Bardhezinjtë fituan 2 me 0 ndaj Spezias ,në një ndeshje që dhuroi plot emocione. Ishte Vlahoviç ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 9 me një goditje dënimi jashtë zone, një gol i ngjashëm me atë që shënoi ndaj Romës. Ndeshja u dominua nga zonja e vjetër ,rastet për të shënuar nuk munguan asnjë moment ,por megjithatë pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1 me 0.
Në fraksionin e dytë Vlahoviç ishte shumë pranë golit të dytë,por portieri Dragovski u tregua i gatshëm duke i mohuar një gol të sigurt. Spezia ishte mbërthyer mirë në mbrojte duke ja bërë më të vështirë kundërshtarëve të shënonin. Por në minutën e 90 shtesë vendasit gjetën golin e dytë me anë të Milik.
Ndërkohë Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim 1 me 1 përballë Lecces. Miqtë kishin shansin për të kaluar në avantazh të parët nga pika e bardhë, por Kolombo gaboi .Napolitantët shënuan në minutën e 27 me anë të Emlas, i cili rrëmbeu një top brenda në zonë .Katër minuta më vonë erdhi edhe barazimi i Lecces me një super gol të Kolombos, duke korrigjuar kështu gabimin që bëri nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë të kaltrit u munduan shumë që ta fitonin këtë takim, por mbrojtja e Lecces nuk la asnjë hapësirë.
Sfidat e tjera të Serisë A Empoli vs Verona dhe Sampdoria vs Lazio përfunduan në barazim 1 me 1,ndërsa ajo mes Udineses dhe Fiorentinas u mbyll në 1 me 0. Ndeshjet u transmetuan ekskluzivisht ne platformën Tring.