Juventus revolucion në mesfushë, pas Douglas Luiz gati edhe blerjet e Kopmeiners dhe Thuram

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një mesfushë me muskuj dhe kualitet, por mbi të gjitha pothuajse krejtësisht të re në raport me sezonin e kaluar. Kjo është ajo që po vjen te Juventusi i ri i Tiago Motës. Trajneri italo-brazilian po punon të për të zbatuar të gjithë idetë e tij në riformatimin organik të ekipit.

Goditja e parë që ishte pikërisht kërkesa e ish-trajnerit të Bolonjës, u zyrtarizua konkretisht Dugllas Luiz që erdhi nga Aston Vila për 50 milionë euro, përfshirë kartonët e Iling Xhunior dhe Barrenecea. Braziliani ka firmosur deri në vitin 2029 dhe do të jetë një pikë referimi në mesfushën bardhezi. Por nuk përfundon këtu. Tiago Mota dëshiron dy emra të tjerë për të ngritur stekën e pretendentëve në sezonin e ardhshëm. I pari është një kërkesë në fakt e vjetër e Juventusi.

Teun Kopmeiners, mesfushori holandez i Atalantës. Lojtar me shumë kualitet, i fortë, i ambientuar shumë mirë me kampionatin italian, gati për të bërë kapërcimin e rëndësishëm në karrierë. Lojtari dëshiron transferimin mirëpo Juventus duhet të punojnë të ulë pak kërkesat e mëdha financiare të skuadrës bergamaske, që shkojnë rreth shifrës 60 milionë euro. Megjithatë referuar mediave italiane, bardhezintjtë janë gati për të bërë një sakrificë financiare për Kopmeiners. I treti edhe ai një lojtar që pëlqehet nga Tiago Mota është Kefren Turam.

Francezi është praktikisht një lojtar i Juventusit pasi drejtori Xhuntoli ka gjetur marrëveshjen me lojtarin për fitimin vjetor 2 milionë euro. Tani duhet të arrihej një dakordësi me klubin francez që kërkon 30 mln euro, ndërsa Juventus ofron 20. Paratë e ardhura nga shitja e Moise Ken tek Fiorentina, 18 mln euro janë një bonus i rëndësishëm për të mbyllur këtë operacion në merkato, pa lënë mënjanë që Juventus po mendohet mirë nëse mund të shesë edhe Kiezen tek Napoli, pasi e kërkon me ngulm Antonio Konte. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy