Juventus feston humbjen ” e ëmbël”, bardhezinjtë kualifikohen në finalen e Kupës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juventus feston humbjen ” e ëmbël”, bardhezinjtë kualifikohen në finalen e Kupës

Juventus ishte ekipi i parë që preu një biletë për në finalen e kupës së Italisë. Bardhezinjtë u mundën 2 me 1 në Olimpiko nga Lazio, por ishte një humbje e ëmbël pasi skuadra e Alegrit arriti të kualifikohej si pasojë e fitores së pastër 2 me 0 në ndeshjen e parë.

Dueli në kryeqytet me siguri mund të futet tek ndeshjet jo të mira të Zonjës së Vjetër në këtë sezon, ndonëse në fund torinezët festuan  kualifikimin. Lazio e  Igor Tudor,me një pamje krejt tjetër në raport me ndeshjen  e parë,  kaloi një moment të vështirë në minutën e  7, kur Kambiazo pati një shans të mirë, dhe pati meritën që reagoi fort duke kaluar në avantazh në minutën e  12 me anë të Tati Kastelanos, i aftë për të shënuar me kokë. Juventus provoi të reagonte por në minutën e  23 Vlahovic u ndal nga një ndërhyrje e portierit grek Mandash.

Ndeshja futet në një faze interesante, ndonëse protagonist janë portierët, sidomos Perin në fundin e pjesës së parë i cili ndali Kastelanos. E megjithatë sulmuesi lacial nuk falë në fillim të pjesës së dytë kur finalizon një aksion të bukur nisur nga Cataldi e vijuar me Felipe Anderson dhe Luis Alberto. Goli i dytë ekuilibron gjithçka, pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 2 me 2.

Pak çaste më vonë bardhezinjtë i shkojnë afër golit, por Marusic largon në vijën fatale tentativën e Vlahovic. Goli i miqve që shmang shtesat vjen në të 82 teksa zëvendësuesi  Ueaf shërbeu për  Milik i cili shënoi një gol mjaft të rëndësishëm që e mban në lojë Juventusin për trofeun e vetëm sezonal.

Advertisement

Finalja e kupës luhet më 15 maj, por Bardhezinjtë do të presin sonte skuadrën që do të kenë përballë e cila do të dalë nga çifti Atalanta-Fiorentina, me vjollcët që kanë fituar takimin e parë 1 me 0. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy