“Jap maksimumin për Kombëtaren”, Arbër Hoxha para sfidës me Spanjën: Të përgatitemi për të arritur një kualifikim historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ka dalë në një konferencë për mediet pasditen e sotme. “Surpriza” e këtij Evropiani  foli për minutat e tij të pakta deri më tani me Kombëtaren, si dhe për sfidën e radhës ndaj Spanjës. Hoxha tha se në ndeshjen e dytë, atë me Kroacinë kanë luajtur më mirë se sa më Italinë. Por tani e kanë harruar disfatën dhe janë përqendruar te ndeshja me Spanjën, e cila do të luhet më 24 qershor në orën 21:00.

Hoxha: Aq sa ka minuta do të jap maksimumin për Kombëtaren. Mendoj që në ndeshjen e dytë kemi luajtur shumë më mirë se ndaj Italisë. Shënuam, pësuam, por nuk u dorëzuam. Tashmë e kemi harruar atë ndeshje dhe jemi fokusuar te përballja e radhës, ndaj Spanjës. Të gjithë e dimë, që Spanja ka një grup të jashtëzakonshëm. Pamë ndeshjen, dje, ndaj Italisë dhe ishin të shkëlqyer. Ne na mbetet veçse të përgatitemi mirë dhe të arrijmë një kualifkimin historik, përballë tyre, asgjë tjetër nuk ka rëndësi.

Duke e marrë parasysh që ndaj Kroacisë luajtëm mjaft mirë, me shumë raste shënimi, besoj se do të futemi ndaj Spanjës për të fituar, pasi vetëm ai rezultat na siguron kaulifkimin. Kur hyra në fushë ndaj u futa për të ndihmuar skuadrën, krijuam rastin e dytë që e shënuam, patëm sërish mundësi shënimi, por nuk arritëm ta shfrytëzonim. Mund të kishim arritur një fitore të madhe ndaj Kroacisë, mirëpo fati nuk deshi dhe u ndalëm në barazimin, 2 me 2, duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin, në sfidën ndaj Spanjës dhe duke parë që përballë kemi një “përbindësh”, si “iberikët’./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy