“Jam plotësisht i bindur se do t’ia dalë”/ Silvinjo sqaron në Studio Sport raportet me Armando Brojën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam plotësisht i bindur se do t’ia dalë”/ Silvinjo sqaron në Studio Sport raportet me Armando Brojën

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo komentoi gjatë një interviste dhenë posacërisht për emisionin Studio Sport në Vizion Plus edhe cështjen “Broja” dhe marrëdhenien e tij me talentin e Chelsea.

 

Silvinjo vlerësoi postimin sqarues të Brojës pak ditë më parë në instagram ku sulmuesi mohonte përplasjet me trajnerin e përfaqësues.

 

Advertisement

 

Duhet të rrini shumë të qetë, kam parë dhe instagramin e tij e ishte shumë e bukur ajo që kishte shkruar. Historia e Brojës është që ai duhej të rikuperohej plotësisht dhe ia kam thënë këtë. Ta shpjegoj,,, ai luajti me Celsin 12 minuta gjatë ndeshjes, më pas 10 , bëri 60 minuta në ndeshjen tjetër e më pas 45 minuta. Përpara se të vinte te ne bëri një kontroll, duhet të vinte të dielën te ne, nuk erdhi, bëri një kontroll mjekësor te Çelsi pasi nuk ishte mirë. Mbërriti te ne të hënën, bëri rikuperimin dhe të martën në mëngjes nuk ishte mirë.  Bën një kontroll mjekësor edhe te ne dhe mjekët thanë që ai nuk është në gjendje të luajë. I thashë më vjen keq për ty, por duhet të rikuperohesh.

 

Megjithatë Silvinjo beson se Broja do tia dalë të rikuperohet plotësisht dhe të jetë me grupin ne Europian.

Advertisement

 

Në fakt ai vjen nga një dëmtim shumë i vështirë, gati 10 muaj, që për një lojtar të fortë, fuqishëm si ai duhet të rikuperojë 100%. Unë jam absolutisht i bindur se do t’ia dalë.

 

Intervisten e plote te Silvinjos per moderatoren e Studio Sport , Vilma Masha mund ta ndiqni te dielen ne oren 22:00 ne Vizion Plus.

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy