“Jam krenar për lojtarët”, Sylvinho pas eliminimit nga Euro 2024: Faleminderit për mbështetjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam krenar për lojtarët”, Sylvinho pas eliminimit nga Euro 2024: Faleminderit për mbështetjen

Trajneri Sylvinho ka folur për mediat, pasi kombëtarja u kthye në Shqipëri pas eliminimit nga Euro 2024 në fazën e grupeve.

Ai falenderoi tifozët për mbështetjen dhe shprehu krenarinë për lojtarët kuqezi.

“Dua të falenderoj të gjithë. Mbështetja ka qenë e madhe. Kemi luajtur me skuadra të forta. Unë jam krenar me secilin lojtar. E ardhmja do të jetë e mirë, lojtarët e rinj do iu përfaqësojnë si duhet. Ne jemi në rrugën e duhur. Faleminderit edhe lojtarëve. Ndjesi e pabesueshme të jemi në Gjermani”, tha trajneri. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy