Italia ka barazuar në minutën efundit përballë kroacisë, duke u kualifikuar për me tej në kampionatin Europian. Ishin kroatët ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 55-të me anë të Luka Modriç, i cili vetëm një minutë më parë humbi një penallti.

Pas këtij goli u duk sikur ishin kroatët ata që do të vazhdonin më tej, por shpirti italian rezistoi deri në fund.

Në aksionin e fundit, të minutës së fundit të ndeshjes Zaccagni barazon ndeshjen, duke dërguar Italinë në fazën e 1/8-ve.

Italia kualifikohet si skuadra e dytë në “Grupin e Vdekjes”, ndërkohë që Kroacia mban vendin e tretë me 2 pikë, duke shpresuar në një mrekulli për të vijuar për më tej.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket Shqipërisë, kuqezinjtë largohen me kokën lart, duke zhvilluar një superturne, por mungesa e eksperiencës dhe kundërshtarët bënë të pamundur që të vijojmë për më tej.

Megjithatë Shqipëria vendosir dy rekorde në këtë kampionat, atë të golit më të shpejt të shënuar nga Barjami përballë Italisë në sekondën e 23-të, dhe atë të një lojtarit zëvendësues që realizon gol dhe autogol brenda një ndeshjeje.