Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024 përballë Italisë të shtunën në mbrëmje.

Teksa skuadra e Spalletti-t konsiderohet më e favorizuar, nuk përjashtohet mundësia që kombëtarja shqiptare të bëjë surprizën.

Në ndeshjen e parë të grupit për të dyja skuadrat, mediat italiane kanë zbuluar edhe ofrmacionin e mundshëm të italianëve.

Spalletti mendohet të luajë me Donnarumma-n në portë dhe në mbrojtje me Di Lorenzo,  Buongiorno, Bastonin dhe Cambiason.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë në mesfushë pritet të rreshtohen Jorginho, Cristante dhe Dimarco dhe Frattesi. Në sulm do të jenë Chiesa dhe Scamacca. /vizionplus.tv