Në vendin e tyre, “Pancerat” e Gjermanisë kanë zhvilluar një ndeshje fenomenale në nisje të Kampionatit Evropian, mbrëmjen e djeshme. Gjermania ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 përballë Skocisë, në ndeshjen hapëse të Euro 2024.
Në punën për më pak se një vit, performanca tregoi se si Nagelsmann ka arritur ekuilibrin e përsosur për një ekip që ka luftuar në skenën e madhe që nga fitimi i Kupës së Botës 2014.
Askund nuk ishte më e dukshme kjo se sa në dy golat e parë të Gjermanisë, të cilat kishin elemente të së shkuarës, të tashmes dhe të së ardhmes së Gjermanisë.
“20 minutat e para ishin impresionuese. Hodhëm në fushë shumë fuqi, bëmë presing dhe ishin të përqendruar deri në fund. Ishte një fillim optimal, por ky ishte vetëm hapi i parë”, është shprehur Nagelsmann pas triumfit të parë.
Goditja mjeshtërore e Nagelsmann-it, duke rikthyer Kroos-in, mund të duket më e dukshme me çdo ndeshje pasuese, por trajneri të enjten zbuloi se veterani i Real Madrid pranoi të kthehej vetëm kur ndjeu se Gjermania mund të fitonte Euron. /vizionplus.tv