Inter pësoi humbjen e parë presezonale. Zikaltërit u mundën në mënyrë surprizë 2 me 0 në stadiumin e Monxes nga arabët e Al-Itihad të Karim Benzema.
Pavarësisht se kampionet e Italisë ishin kërcënues, ndërtuan raste me Korrean dhe Darmian, ata u befasuan në rastin e parë të mirë të sauditëve në minutën e 25.
Ish-lojtari i Romës, Auar shërbeu për Diabi dhe ky i fundit mposhti me të majtën portierin Jan Zomer.
Deri në fund të pjesës së parë asgjë nuk ndryshoi…Përkundrazi në nisje të pjesës së dytë Al Itihad dyfishoi shifrat.
Bastoni gaboi në ndërtimin e lojës, Benzema rikuperoi dhe shërbeu për Al Ghamdi.
Ky i fundit goditi por Zomer reagoi dhe me topin e kthyer sërish në lojës, i njëjti, ish-lojtari i Leverkusen dhe Aston Vilës, Diabi dënoi zikaltërit.
Inzagi hodhi në fushë lojtarë si Pavard, Dumris, Mkitarian e Karlos Augusto mirëpo rezultati nuk ndryshoi më.
Miqësoren e fundit Interi e ka në datë 11 gusht kundër Chelsea, përpara se të debutoje në kampionat kundër Xhenovës në 17 gusht./vizionplus.tv