Inter tregoi të gjithë forcën dhe cilësinë e grupit të lojtarëve duke fituar me spektakël 4 me 0 kundër Atalantës.

Në duelin e dytë të javës së tretë të Series A, në San Siro u pa një dominim absolut i skuadrës së Simone Inzagit, në një farë mënyrë edhe një paralajmërim i fortë për të gjithë rivalët e Interit për titullin kampion. I pafat kapiteni i kombëtares tonë Berat Gjimshiti , devijimi i topit nga i cili që në minutën e 3 pas gjuajtjes së Turam, bëri që të zotët e shtëpisë të kalonin në avantazh.

Zikaltërit kanë një tjetër ritëm në raport me bergamasket që shokohen nga disavantazhi. Jo vetëm që nuk reagojnë, por pësojnë edhe golin e dytë brenda pak minutësh. Në fakt këtë herë bëhet fjalë për një supergol të Niko Bareles nga jashtë zone. Pjesa e parë megjithëse pati episode të tjera nuk prodhoi më gola, ndërsa e dyta nisi sërish e zjarrtë për kampionet e Italisë. Ishte në fakt një shou personal i Markus Turam.

Francezi realizoi dy gola në minutat 47 dhe 56, për të dërrmuar keqazi skuadrën e Gasperinit, e cila  po vuan ndryshimet e shumta në formacion në raport me sezonin e kaluar. Inter kryeson e vetme për momentin me 7 pikë kampionatin, po aq sa Torino e cila në duelin hapës të kësaj jave mundi 1 me 0 Venecian. Sot luhen katër takime të tjera, ku spikat veçanërisht një nga ndeshjet më të forta të javës, Lacio-Milan në Olimpiko. Takimet si zakonisht transmetohen në Tring. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";