Inter i bën presion Milanit/ Zikaltrit në krye të Serie A, fitojnë Napoli e Lazio

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter i bën presion Milanit/ Zikaltrit në krye të Serie A, fitojnë Napoli e Lazio

Inter mori përkohesisht kryesimin e kampionatit italian pasi mundi Torinon ne transferten e javes se 9.

 

Zikaltrit fituan 3 me 0, mirepo rezultati nuk i pergjigjet lojes se zhvilluar ne Torino.

 

Advertisement

Skuadra e Inzagit vuajti ndjeshem per gati 60 minuta, intensitetin dhe deshiren e madhe te vendasve per te marre pike ne kete ndeshje. Ai qe mbajti ne loje Interin ishte portieri Zomer me dy pritje te bukura ndaj  Sek dhe Pelegrit. Levizja e Inzagit ne nisje te pjeses se dyte per te bere tre zevendesime ishte vendimtare. Dumfris sherbeu per Turam i cili ne minuten e 59 shenoi golin e avantazhit. 8 minuta me pas Lautaro Martinez me koke dyfishoi shifrat, ndersa ne shtese Çalhanolu mbylli ndeshjen. 22 pike per Interin, nje me shume sesa Milani i spostuar i dyti ne pritje te klasikes me Juventusin.

 

Sukses edhe per Napolin ne duelin hapes te javes se 9. Kampionet e Italise munden 3 me 1 Veronen ne transferte fale Politanos dhe dygoleshit te Kvaratshkelias.

 

Advertisement

Fitoi edhe Lacio qe mundi 2 me 0 jashte fushe Sasuolon fale golave te Felipe Anderson dhe Luis Albertos. Ndeshjet u transmetuan ne Tring.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy