Inter ëndërron Lukakun/ Sot takimi i parë mes palëve, por Bayern fut “hundët”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Inter ëndërron Lukakun/ Sot takimi i parë mes palëve, por Bayern fut “hundët”

Romelu Lukaku dëshiron të kthehet në Inter ndaj avokati i tij Sebastien Ledure , do të takohet sot me drejtuesit e Interit për të parë nëse ka mundesi për të veshur sërish fanellën zikalter apo jo. Një raund i parë vendimtar për të ngritur atë që, për momentin, mbetet ende një biznes shumë kompleks, veçanërisht për arsye ekonomike.

 

Belgu është i gatshëm të ulë pagën e tij, aktualisht merr 12 milionë euro neto plus 3 bonuse nga Chelsea, deri në 7-9 milione euro ., të cilat në çdo rast janë përtej kufirit të vendosur nga Marotta (rinovimet kryesore, nga Lautaro te Brozovic, kanë vendosur një tavan prej 6 milione euro, duke përjashtuar bonuset).

 

Advertisement

Mirëpo pengesa më e madhe është marrëveshja ekonomike me Chelsea/ Inter mund ta kërkojë atë vetëm përmes një huazimi dyvjecar në shifraf të larta financiare. Mirëpo Chelsea vështirë se do të privohet a u kënaqur financiarisht për një lojtar për të cilin ka harxhuar shumë para.

Kujdes maksimal edhe nga ndonjë futje e mundshme e Bajernit në garë, pasi gjermanet po humbasin shërbimet e Levandovskit dhe në treg nuk ka shumë alternative të tjera.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy