Interi mbylli një tetor të suksesshëm në të gjitha drejtimet Europë dhe kampionat Italian. Në duelin e javës së `12 të serisë A, zikaltrit mundën lehtësisht në shtëpi Sampdorian 3 me 0 dhe u ngjitën në kuotën e 24 pikëve, 8 më pak sesa Napoli kryesues.Interi nuk pati mëshirë edhe përbalë një ishi të madh të San Siros, si Dejan Stankovic , sot në stolin e Sampdorias. Të zotët e shtëpisë e dominuan takimin dhe shënuan shpejt në mesin e pjesës së parë me anë të de Vrij nga zhvillimet e një goditje nga këndi. Pastaj erdhi qershia mbi torte e pjesës së parë, një gol shumë i bukur i Barelles që mbylli diskutimet praktikisht të kësaj ndeshje.Në minutën e 73 goli I Correas shërbeu vetëm për të thelluar avantazhin.Më herët në një tjetër ndeshje të transmetuar në Tring, Juventus mori fryme thelle dhe siguroi fitoren e trete radhazi në kampionat pasi mundi modestet e Lecces 1 me 0.Një fitore e vështirë e një ekipi me shumë mungesa nga demtimet, që gëzimin e pa tek të rinjte e talentuar. Njeri prej tyre Fagioli ishte hero me nje gol alla-Del Piero. Në fund skuadra e Allegrit ishte me fat pasi vendasit goditen edhe shtyllën.Sot është radha e ndeshjeve të tjera, ku spikat në mbrëmje Torino-Milan, me kuqezinjte që synojnë të rikthehen nbë disavantazhin -3 nga Napoli kryesues I cili shkaterroi të shtunën Sasuolon 4 me 0.