Një nga personazhet që i ktheu të gjitha sytë e skenës sportive botërore në Lojërat Olimpike do të ketë mundësinë të pretendojë medaljen e artë në garën e saj.

Bëhet fjalë për Imani Kelif, boksierja nga Algjeria, e cila u akuzua si transgjinore fillimisht dhe më pas për nivelet e larta të testosteronit, me pretendimet se garon ilegalisht në kategorinë e femrave.

Atletja 25-vjeçare mundi me pikë boksieren tajlandeze, Yanjaem Suvanapeng, duke u kualifikuar në  finale, ku do të ketë shansin të fitojë medaljen e parë të artë olimpike dhe të dytën për vendin e saj në Paris.

Në fakt, në finalen e madhe ajo do të përballet me kinezen Liu Yang, e cila gjithashtu është akuzuar se është transgjinore dhe ka nivele të testosteronit mbi kufirin e femrave./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";