I refuzoi muaj më parë, Mourinho drejt Arabisë Saudite pas shkarkimit nga Roma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I refuzoi muaj më parë, Mourinho drejt Arabisë Saudite pas shkarkimit nga Roma

Jose Mourinho thuhet se po shkon në Arabinë Saudite pas “divorcit” të fundit me Romën.

Siç raporton media arabe Asharq Al-Awsat, Al Shabaab ka arritur një marrëveshje me trajnerin me përvojë portugeze për të marrë menjëherë timonin e skuadrës.

Shifrat që do të përfitojë 60-vjeçari nuk bëhen të ditura nga mediat vendase, gjithsesi, projekti ambicioz e ka detyruar ish-trajnerin e Chelsea dhe Inter për të rënë dakord në parim. Por Al Shabab nuk është pista e vetme në horizont për Mourinhon. Për portugezin ka interes edhe në Europë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy