Ka mbërritur në Tiranë delegacioni që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka mbërritur në Tiranë.
Medalistët Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, si dhe trajnerët e tyre përkatës kanë zbritur nga avioni të buzëqeshur dhe janë pritur me ceremony.
Kujtojmë se për herë të parë Shqipëria siguroi dy medaljet e para Olimpike, ato të bronzta në mundje me Valiev dhe Dudaev.
I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili falenderoi dy sportistët medalistë
‘Rëndësi ka që ngritëm flamurin e duhur. Jam shumë i lumtur dhe dyfish i gëzuar. Së pari se sportistët tanë të sport klub Tirana sollën dy medalje për Shqipërinë. Një falënderim dhe dedikim respekti dhe mirënjohje dhe falënderim për dy djemtë tanë që na bërë krenar. E kam zemrën plot mirënjohje për Fidel Yllin. Kemi mundësi për të financuar KOKSH, skuadrat tona. Jam krenar për çfarë kemi bërë. Stërvitja për Los Angelos fillon sot për tu siguruar që të dalim akoma më të fortë. Ka disa njerëz që e kanë të vështirë të pranojnë suksesin e tjetrit, por ky është suksesi për Shqipërinë. Është ngritur dy herë flamuri për Shqipërinë, dhe ‘cic-micet’ politike janë të pavlera. Është ngritur dy herë flamuri i Shqipërisë në këto lojëra Olimpike. Sot Tirana ka 144 kombësi që kanë rezidencë banimi që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Këtë klimë të gjithë përfshirjes dhe gjithë pranimit Parisi e organizoi si kurrë më parë.’- tha Veliaj.
Ndërkohë, kreu i KOKSH, Fidel Ylli, tha se dy sportistët janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë.
“Këta sportistë janë ambasadorët më të mirë të Shqiëprisë dhe ky është një mesazh për Kuvendin dhe qeverinë që të bëjnë më shumë. Synimi ynë ishte një medalje Olimpike dhe ia dolëm. Dua t’i falenderoj të gjithë për kontributin e tyre”, tha Fidel Ylli. /vizionplus.tv