Elseid Hysaj duket se nuk do të jetë më pjesë e Lazios sezonin e ardhshëm. Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i djahtë i Shqipërisë nuk do të luajë më sezonin e ardhshëm me klubin e Lazios, pas tre viteve të kaluara në Romë.

Bardhekaltrit e kaën nxjerrë në shtije dhe janë në pritje të një oferte të majme.

Sipas mediave italiane klube nga Katari dhe Arabia Saudite kanë shfaqur interes për mbrojtësin e djathtë. Gjithashtu klubi ka nxjerrë në shitje edhe Mandas, Isaksen dhe Castellanos.

Nëse do të shesë Hysajn, Lazio do të ofronte në skuadër Juan Cabral nga Verona. I dalë nga moshat e Vllaznisë, Hysaj ka qenë pjesë e Empolit, Napolit dhe Lazios në Serie A.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hysaj gjithashtu ka zhvilluar 82 ndeshje me kombëtaren shqiptare dhe ka realizuar dy gola, por në paraqitjet e fundit në Europian ishte një nga më të kritikuarit.