Kristjan Asllani ka folur pas barazimit të kombëtares ndaj Kroacisë, ku ai humbi një rast të mirë për të shënuar.
Asllani tha se u gjend me sy mbyllur, teksa shprehu edhe pakënaqësitë e tij për rezultatin.
“Ndeshje me shumë emocione. Më vjen inat që nuk fituam. Pësuam dy gola, që mund të evitoheshim. Mund të kishim bërë më shumë. Gabova te rasti, sepse mendova që do e merrte Modric. U gjendja me sy mbyllur. Futbolli kështu e ka. Shikojmë përpara”, deklaroi Asllani.
Advertisement