Një nga derbet e Italisë dhe një përplasje interesante mes skuadrave si Liverpool dhe Atalanta përcaktoi shorti në Nyon për çerekfinalet e Europa League.
Ndeshjen më spektakolare do ta luajnë të mëdhenjtë italianë Milan dhe Roma, goditja e këtij sezoni Bayer Leverkusen do të përballet me West Hamin, ndërsa dyshja e fundit përbëhet nga Marseille dhe Benfica.
Ashtu si në Champions League, edhe sot janë përcaktuar çiftet e mundshme në gjysmëfinale të Europa League.
Kështu fituesi i duelit mes Milanit dhe Romës do të luftojë për një vend në finale në Dublin ndaj fituesit të duelit Bayer-West Ham.
Në anën tjetër të skeletit janë Liverpool – Atalanta dhe Banfica – Marseille.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 11 dhe 18 prill.
Europa League, çerekfinale.
Milan – Roma
Liverpool – Atalanta
Bayer Leverkusen – West Ham
Benfica – Marsejë
Gjysmëfinale
Benfilca/Marseille – Liverpool/Atalanta
Milan/Roma – Bayer/West Ham
/vizionplus.tv