Gruaja pret fëmijën e katërt, ndërsa e dashura të dytin, futbollisti i njohur flet për tradhtinë: I pranoj gabimet e mia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gruaja pret fëmijën e katërt, ndërsa e dashura të dytin, futbollisti i njohur flet për tradhtinë: I pranoj gabimet e mia

Nuk kanë fund aferat e dashurisë për futbollistin e Manchester Cityt, Kyle Walker. Futbollisti 33-vjeçar, i cili ka pushtuar disa herë shtypin me jetën e tij të dashurisë, më në fund është ndarë nga gruaja e tij Annie Kilner, me të cilën ka pasur tre fëmijë dhe është në pritje të një të katërti, pasi kishte dy fëmijë jashtëmartesor me influenceren Lorin Goodman.

Me lot në sy, Walker ka dhënë një intervistë për The Sun, ku ka pranuar se kishte bërë “zgjedhje budallaqe dhe kishte marrë vendime të gabuara”.

“Ajo që bëra është e tmerrshme dhe marr përgjegjësinë e plotë. Kam bërë zgjedhje budallaqe dhe kam marrë vendime të gabuara. Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalon Annie. U përpoqa ta pyesja, por ajo ka shumë dhimbje dhe është lënduar. Unë që duhej ta kisha dashur, të kujdesesha për të dhe të isha pranë saj, e tradhtova”, tha futbollisti.

Walker, i cili pritet të luajë një rol kyç për Anglinë në Kampionatin Evropian të qershorit, tha se donte të zhdukej nga faqja e dheut pasi lidhja e tij me Goodman u zbulua në janar.

Advertisement

“Kur u njoha me Annie, në moshën 17-vjeçare, nuk e kisha imagjinuar kurrë që jeta ime personale do të merrte një kthesë të tillë. Nuk e kisha menduar kurrë se do të bëhesha baba i gjashtë fëmijëve. Fajtori i vetëm jam unë. Unë kam të gjithë përgjegjësinë dhe bëra zgjedhje budallaqe. I pranoj gabimet e mia. Veprimet e mia i shkaktuan shumë dhimbje, shumë njerëzve”, u shpreh ai.

Në vitin 2020, Goodman tha se babai i fëmijës së saj më të madh, djalit Cairo, ishte Walker dhe futbollisti ia dha lajmin gruas së tij vetëm disa orë para se të bëhej publik. Futbollisti më pas u detyrua të lëvizte, por Kilner në fund i dha atij një shans të dytë me kusht që të ndërpriste çdo kontakt me Goodman, përveç detyrimeve aktuale financiare ndaj fëmijës.

Sidoqoftë, në gusht 2022, Goodman zbuloi se ajo planifikoi të afrohej më shumë me Walker me djalin e saj. Ëalker tregoi se si e takoi atë në një zyrë avokatie dhe aty e pa për herë të parë djalin e tij. Pastaj të dy filluan të takoheshin përsëri.

Në në fillim të tetorit 2022, futbollisti udhëtoi për në Londër dhe u takua me Goodman. Më pas kanë filluar të kenë marrëdhënie seksuale, si pasojë e të cilave influencuesja ka mbetur sërish shtatzënë. Siç zbuloi Walker, ajo e telefonoi atë gjatë një seance stërvitore dhe pothuajse humbi mendjen sapo i tha se ishte shtatzënë. Walker e mbajti të fshehtë shtatzëninë e Goodman nga gruaja e tij.

Advertisement

Ndërsa futbollisti ishte larg me ekipin e tij, Goodman i dërgoi mesazh Kilner duke thënë se ajo ishte në pritje të një fëmije të dytë. Kilner, e cila është në pritje të fëmijës së saj të katërt me futbollistin, njoftoi se po ndaheshin pas 13 vitesh. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy