
Ajo është një nga gazetaret e sportit më të komentuara dhe më të bukura në Itali. Është fjala për Diletta Leotta-n, e cila së fundmi ka rënë pre e një grabitje.
Mediat italiane kanë shkruar se mbrëmjen e djeshme, grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e moderatores, e cila ndodhet në Milano. Madje duket se misioni i tyre ka qenë mjaft i qartë.
Grabitësit kanë patur si qëllim që të merrnin sa më shumë gjëra me vlerë, e sipas policisë vendase ata ja kanë dalë që ta realizojnë misionin e tyre.
Advertisement
Bëhet e ditur se në shtëpinë e bukuroshes janë marrë disa gjëra me vlerë të madhe, teksa është njoftuar policia dhe po punohet për zbardhjen e autorëve.