Gol dhe asis në Rusi, Daku: Nuk keni parë gjë akoma, ende nuk jam në formën më të mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gol dhe asis në Rusi, Daku: Nuk keni parë gjë akoma, ende nuk jam në formën më të mirë

Mirlind Daku ishte absolutisht protagonisti kryesor në fitoren e Rubin Kazan në transfertë përballë Parit në javën e parë të Premier Ligës Ruse.

Sulmuesi kuqezi arriti të shënojë gol dhe të japë asist, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë tre pikët.

Pas ndeshjes daku ka theksuar se pavarësisht golit dhe asissit nuk ndihet ende në formën ideale, duke theksaur se ka kohë që të shfaqë edhe më shumë nga vetja.

Kam disa cilësi si lojën një kundër një, driblimim, duelet fizike. Por ende nuk kam arritur formën që kisha. Unë do të punoj shumë. Forma vjen përmes lojërave. Minutat e para janë shumë të rëndësishme në futboll. Dhe në ndeshjet e ardhshme duhet të veprojmë më të përqendruar. Por ndeshja e sotme (djeshme) tregoi karakterin e ekipit tonë. E dinim që do të kishim një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të fortë. Është mirë që të gjithë së bashku treguam karakter”, ka thënë Mirlind Daku në “Match TV”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy