Gjimshitin mund të bëhet “Sheik”?! Ofertë e majme nga Katari për mbrojtësin, Cagliari prezanton Sherrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjimshitin mund të bëhet “Sheik”?! Ofertë e majme nga Katari për mbrojtësin, Cagliari prezanton Sherrin

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta. Dukej e pamundur deri më tani, por paratë e sheikëve po ndryshojnë frikshëm balancat në futboll. Më konkretisht lideri i mbrojtjes së Atalantes dhei Shqipërisë kërkohet nga klubi i Katarit, Al Rajan. 31-vjeçari duket se ka marrë një ofertë të parezistueshme financiare nga  bota arabe, para të cilat e kanë tunduar shqiptarin e Luginës së Preshevës.

Gjimshiti duhet të zgjedhë mes karrierës pasi luan në një prej kampionateve më të fortë në Evropë, madje si protagonist, e nga ana tjetër janë paratë të cilat në një moshë të tillë e tundojnë jo pak kapitenin e Shqipërisë. Kartoni i tij ndërkohë vlerësohet mes 10-15 mln euro, ndërsa kontrata me bergamasket i përfundon në 2026.

Por ndërkohë qendërmbrojtësi tundohet nga një largim i mundshëm, zyrtarisht një tjetër lojtar shqiptar i është bashkuar serisë A. sikurse edhe pritej Kaljari zyrtarizoi blerjen nga Egnatia për 300 mijë euro të portierit Alen Sherri, gardian në orbitën edhe të kombëtares shqiptare./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy