Hansi Flick do të vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë, edhe pse u eliminua në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Katar. Tekniku do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në përfundim të “Euro 2024”.
Presidenti i federatës Gjermane, zëvendëspresidenti Hans-Joachim Vatzke, dhe trajneri i kombëtares, Hansi Flick, patën një diskutim miqësor mbi situatën aktuale dhe perspektivat të ecurisë së kombëtares.
Pas takimit u vendos që trajneri të përmbushë kontratën e tij deri në “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani.
Ndërkohë në rrjetet e tij sociale tekniku Flick është shprehur mjaft optimist për vijimësinë e tij në pankinën gjermane.
“Stafi im teknik dhe unë jemi optimistë për Evropianin në vendin tonë. Si skuadër mund të arrijmë shumë më tepër se sa treguam në Katar. Humbëm një mundësi të madhe dhe do të nxjerrim mësime. Unë kam besim në rrugën që kemi rënë dakord me Bernd Neuendorf dhe Aki Watzke sot. Ne duam që e gjithë Gjermania ta mbështesë sërish ekipin në Euro 2024 në shtëpi”.
Edhe presidenti i federatës gjermane të futbollit u tregua besimplotë për rrugëtimin e Flick dhe Gjermanisë për në kompeticionin Europian 2024.