Fat i keq në radhët e kombëtares gjermane edhe dy ditë para fillimit të Euros dhe ndeshjes ndaj Skocisë.

Siç zbulon “Bild”, Aleksandar Pavlovic i cili ishte në përzgjedhjet e Julian Naglesman do të mungojë, pasi vuan nga bajamet dhe nuk do të jetë në gjendje të ofrojë shërbimet e tij.

20-vjeçari kishte pasur një vit të jashtëzakonshëm me Bayern Munich dhe e kishte kurorëzuar me një thirrje në turneun e tij të parë të madh me Gjermaninë, megjithatë, fati nuk dukej se ishte në anën e tij.

Kështu, sipas Fabrizio Romanos, vendin e Pavloviçit do ta zë Emre Can, i cili nuk ishte në përzgjedhjet fillestare të trajnerit. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";