Georgina Rodriguez ka festuar ditëlindjen. (28 Janar)
Partnerja e Cristiano Ronaldos po lë pas të 20-at dhe po hyn në të 30-at.Ndaj ka dashur të bëjë një postim në rrjetet sociale, me rastin e ditëlindjes së saj.
Duke qenë se ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe kujdeset që vazhdimisht të ndajë me audiencën materiale nga përditshmëria e saj, kështu ka bërë edhe së fundmi.
Në mënyrë të veçantë, ajo ka dashur t’u japë fansave të saj një shije të ditëlindjes së saj këtë vit, të cilën po e kalon me familjen e saj në Maldive.
Në fotot që ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, duket se pothuajse të gjithë kohën e lirë e kalon në det.
Ajo ka mbishkrimin e postimit të saj: “E bekuar, e lumtur 30 ”.
View this post on InstagramAdvertisementA post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)