Lautaro Martinez nuk shënon gola vetëm në fushën e blertë. Goli i tij më i madh është Agostina Gandolfo, bukuroshja argjentinase që është në një lidhje me sulmuesin e Interit.
Duket se futbollisti i njohur, Lautaro Martinez, nuk shënon gol vetëm në fushën e blertë. Pasi “goli” i tij më i madh është bukuroshja argjentinase, Agostina Gandolfo, me të cilën është në lidhje.
Sulmuesi i Interit poston shpeshherë foto me të dashurën e tij dhe nuk ngurrojnë që dashurinë që kanë për njëri-tjetrin ta shprehin në rrjetet sociale.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi teksa futbollisti ka postuar një foto në “Instagram” ku shfaqet së bashku me Agostina-n.
“Dashuria ime”, shkruan ai krahas fotos që ka rritur “temperaturat” në rrjet dhe ka lënë fansat pa fjalë. Çifti shfaqet me rroba banje, të përqafuar e gati duke u puthur.