Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e Italisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Futbolli në zi, ndërron jetë legjenda e Italisë

Gigi Riva, ish-sulmuesi i njohur italian, u nda nga jeta sot në moshën 79-vjeçare në Cagliari, qytetin ku ai u bë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.

Riva kishte ndjerë probleme shëndetësore në shtëpi dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, ku situata e tij ishte normalizuar, siç kishte bërë të ditur edhe një raport mjekësor i publikuar gjatë pasdites.

Por gjatë darkës së sotme, situata e tij është përkeqësuar dhe është dhënë lajmi tragjik për ndarjen e tij nga jeta.

Advertisement

Riva ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit italian, duke fituar titullin kampion me Cagliari në sezonin 1969-1970, i vetmi në historinë e këtij klubi.

Ai ishte president nderi i Cagliarit, në klubin ku kaloi thuajse të gjithë karrierën e tij, duke luajtur 376 ndeshje e shënuar 207 gola.

Ndërkohë me Italinë ai fitoi Kampionatin Evropian të vitit 1968 dhe mori pjesë në finalen e Kupës së Botës 1970, duke shënuar gjithashtu në Itali-Gjermani 4-3.

Ai luajti 42 ndeshje për “Azurrët”, duke shënuar 35 gola, teksa edhe sot e kësaj dite mbetet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve i kombëtares italiane të futbollit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy